![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për mos menaxhimin e duhur sipas tij me situatën në veri.
Përmes reagimit në Facebook, Kastrati mes tjerash ka deklaruar se “Policët pa u rru e pa u la që 11 ditë teksa Kurti me ministra duke pi verë e birrë nëpër restorantet e Prishtinës”.
“Ka 11-të ditë policët tanë të rrethuar e të bllokuar në kufi nga forcat terrorriste ruso-serbe; Ka 11-të ditë që policët tanë me “pashteta” e “gullasha” pa u rru e pa u la, ndërsa Kurti me ministra nëpër restoranet e Prishtinës duke pi verë e birra dhe duke ngrënë peshk të shtrenjtë”, shkroi deputeti i PDK-së.
Sipas tij, kryeministri Kurti është duke gënjyer kur thotë se ka koordinim me KFOR-in.
“Ka 11-të ditë që KFOR nuk reagon me i zhblloku policët tanë e Kurti gënjen se ka koordinim me KFOR; A e kuptojnë këta si ndihen familjet e fëmijët e 11 policëve”, ka thënë ai.
Kastrati mes tjerash shprehet “…Çfarë ka të bëjë kjo me sovranitet. Kjo është gjendje lufte!”.
“Ku është reagimi i ” komandantës supreme”, i “Gjeneral ” Kurtit, i “nënkolonel” Bislimit, i komandant Sveçlës apo i Zonjës Non-Grata Haxhiu, etj. MARRE!”, ka deklaruar Kastrati.