Policët shkojnë për kontroll, pronari i biznesit kërkon t’i largojë si gjarpërinjtë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policët shkojnë për kontroll, pronari i biznesit kërkon t’i largojë si gjarpërinjtë

    Insajderi
    17 June 2022 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa efektivë të policisë në Berat janë përballur me një ngjarje të çuditshme kur kanë shkuar për kontrolln në një biznes. Teksa kishin informacion se në një biznes shiteshin mallra kontrabandë, ata shkuan për të bërë verifikimet përkatëse, por hasën me rezistencën e pronarit të biznesit.

    Siç bën me dije policia, ai kishte shpërndarë squfur nëpër ambientet e marketit të tij me qëllim që policët të mos mund të vijonin kontrollin për shkak të aromës së rëndë.

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. Q., 56 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit në aktivitetin e tij tregtar (market), shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, disa produkte ushqimore të dyshuara të kontrabanduara. Gjithashtu, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë konstatuan se 56-vjeçari kishte përdorur në këtë ambient, një substancë helmuese (squfur)”, njofton policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark