Polici dyshohet për përdorim të armës jashtë detyrës – IPK rekomandon suspendimin e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Polici dyshohet për përdorim të armës jashtë detyrës – IPK rekomandon suspendimin e tij

    Insajderi
    06 July 2025 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inspektorati Policor i Kosovës, bazuar në autorizimet ligjore, i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e përkohshëm të një zyrtari policor të Stacionit Policor Qendra, Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë.

    Hetuesit e Inspektoratit kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore pas pranimit të informacioneve për një incident që ka ndodhur mbrëmë në një fshat të Komunës së Kamenicës, ku i përfshirë dyshohet të jetë zyrtari policor.

    “Nga veprimet hetimore fillestare dyshohet se zyrtari në fjalë ka përdorur armën jashtë detyrës zyrtare duke shtënë me armë për motive të paqarta deri më tani”, thuhet në njoftimin e IPK-së, shkruan Insajderi.

    Prokuroria Themelore në Gjilan është njoftuar për rastin dhe ka autorizuar IPK-në të fillojë procedurat hetimore preliminare lidhur me dyshimin për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, përderisa rasti është duke u zhvilluar në procedurë të rregullt, kurse arma është sekuestruar për qëllime të ekzaminimeve të mëtutjeshme.

    Hetuesit e IPK-së do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore në koordinim me prokurorinë kompetente drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave lidhur me këtë incident.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark