Polici Flamur Rexhaj i shokuar- Padit Zerina dhe Naser Bardakiqin për shpifje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Polici Flamur Rexhaj i shokuar- Padit Zerina dhe Naser Bardakiqin për shpifje

    Insajderi
    20 May 2024 - 21:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zerina dhe Naser Bardakiqin nga qyteti i Pejës po pretendojnë se për shkak të fajdes e kanë humbur pronën e tyre në këtë qytete. Në një medium, familja nga Peja ka hedhur akuza ndaj zyrtarit policor Flamur Rexhaj. Naser Berdakiq pretendon se mori para me fajde nga Flamur Rexhaj.

    Ai tregon se si disa herë radhazi kishte marr para me fajde, shuma të mëdha, nga Flamur Rexhaj.

    Lidhur me këto akuza, zyrtari policor, Flamur Rexhaj ka paditur familjen nga peja për shpifje.

    Në padinë që ka siguruar Gazeta Insajderi, Rexhaj mohon akuzat për fajde. Ai thotë se deklarata janë të pa vërteta, shpifje dhe të pa bazuara në fakte.

    Rexhaj kërkon nga Gjykata që t’i tërhiqet vërejtja familjes Bardakiq që në të ardhmen të përmbahen nga shpifjet e tilla.

    Krejt kjo çështje ishte sqaruar ne vendimin e gjykatës te cilin e posedon Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    23 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark