Polici kapet duke marrë para, tre të arrestuar dhe 10 të proceduar pas ndeshjes Shqipëri–Serbi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Polici kapet duke marrë para, tre të arrestuar dhe 10 të proceduar pas ndeshjes Shqipëri–Serbi

    Insajderi
    08 June 2025 - 13:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas ndeshjes së tensionuar mes Shqipërisë dhe Serbisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, Policia e kryeqytetit ka ndërmarrë masa të ashpra ndaj shkelësve të ligjit, duke arrestuar tre persona mes tyre edhe një efektiv policie dhe duke proceduar penalisht 10 të tjerë.

    Dy nga të arrestuarit, shtetasit D. I., 31 vjeç, dhe J. Ll., 29 vjeç, ndodhen në pranga për prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe për hedhje të sendeve të forta në fushë gjatë ndeshjes.

    Por më i bujshmi ishte arrestimi i një punonjësi të Shërbimit të Rendit dhe Sigurisë Fizike (SHRSF), 45-vjeçari B. Ç., i cili u kap në flagrancë duke marrë para nga dy shtetas të Kosovës, me qëllim shmangien e kontrollit fizik.

    Policia njofton se edhe dy shtetasit kosovarë janë proceduar në gjendje të lirë.

    “Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasit D. I., 31 vjeç, dhe J. Ll., 29 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë 10 shtetas të tjerë, për prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ‘Shqipërisë dhe Serbisë’, në stadiumin ‘Arena Kombëtare’”.

    “Gjithashtu, në vijim të veprimeve, është arrestuar shtetasi B. Ç., 45 vjeç (punonjës i SHRSF), pasi është konstatuar duke marrë para nga 2 shtetas të Kosovës me qëllim shmangien e kontrollit fizik të tyre. Dy shtetasit kosovarë u proceduan gjithashtu në gjendje të lirë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark