Polici Klajdi Mustaj vlerësohet për shpëtimin e tre qytetarëve pas aksidentit në Fier - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Polici Klajdi Mustaj vlerësohet për shpëtimin e tre qytetarëve pas aksidentit në Fier

    Insajderi
    09 August 2025 - 14:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Klajdi Mustaj, punonjës i Policisë Rrugore në Fier, është vlerësuar me “Certifikatën për Shërbime të Dalluara” nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, për aktin e tij të guximshëm në shpëtimin e tre qytetarëve të lënduar gjatë një aksidenti në aksin rrugor Levan–Fier.

    Sipas njoftimit, Mustaj ndërhyri me shpejtësi dhe profesionalizëm për të ndihmuar të lënduarit, “duke u bërë shembull i misionit të Policisë për t’u gjendur pranë qytetarëve në momentet më kritike”.

    “Veprimi i policit Klajdi Mustaj tregon më së miri misionin e Policisë së Shtetit: të jemi aty ku qytetarët kanë më shumë nevojë për ne. Guximi, profesionalizmi dhe reagimi i shpejtë i punonjësit tonë është shembull frymëzues për të gjithë trupën policore”, ka thënë Proda, duke i shprehur mirënjohje për guximin dhe humanizmin e treguar.

    Mustaj është pjesë e Policisë së Shtetit prej shkurtit 2024, pas përfundimit të Kolegjit Profesional për Patrullë të Përgjithshme.

    VIDEO:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark