Polici ku je? Fotografohet një veturë me targa të Serbisë e pa stikera rrugëve të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Polici ku je? Fotografohet një veturë me targa të Serbisë e pa stikera rrugëve të Kosovës

    Insajderi
    09 February 2022 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë bërë pesë muaj që nga arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për vendosjen e stikerave në vend të targave, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ndonëse në fillim Policia e Kosovës ishte e përpiktë në këtë masë dhe nuk lejonte asnjë veturë të kalonte pa mbuluar simbolet shtetërore të Serbisë, tani duket se s’po respektohet shumë.

    Një veturë është parë paraditen e sotme në magjistralen Vushtrri- Mitrovicë me targa të Serbisë dhe pa stikers.

    “Më 4 tetor, në orën 8:00, do të filloj vendosja e stikerave siç është rënë dakord në kuadrin e dialogut të lehtësuar nga BE -ja do të zbatohet si i përkohshëm derisa të pajtohen zgjidhjet e përhershme”, thuhet në pikën dy të marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë për targat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark