Policia ka njoftuar se një zyrtar policor jashtë detyre është rrahur nga një person dje në Viti pas një konflikti verbal.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur.
Zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.