×
  • Lajme
  • Lajme

    Polici rrahet me një qytetar, IPK-ja del me një kërkesë për Policinë

    Insajderi
    16 November 2024 - 18:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inspektorati Policor i Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot nga Policia e Kosovës për një incident që raportohet të ketë ndodhur pas orës 02:30 në një lokal në Ranillug.

    IPK bën të ditur se bazuar në hetimet fillestare dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka ndodhur një rrahje në mes të dy personave, një qytetar dhe një zyrtar policor i cili ishte  jashtë detyrës zyrtare.

    Që të dy të përfshirët në këtë incident janë arrestuar dhe të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore.

    “Me aktvendim të prokurorisë kompetente të dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ndaj dy të dyshuarve është parashtruar kallëzim penal nga IPK-ja.Si pjesë e procedurave administrative për zyrtarin e dyshuar IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e tij”, thekson komunikata.

    Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark