Policia e Kosovës ka gjetur një lokal ku ushtrohej jashtëligjshëm veprimtaria e lojërave të fatit në Skenderaj. Në aksioni ne së martës janë sekuestruar aparate dhe mjete të tjera ndihmëse për luajtjen e bixhozit.
Përmes një njoftimi, PK-ja bën të ditur se ka sekuestruar dy aparate, pesë televizorë, katër monitorë, tri shtëpiza dhe një printer.
“Nën dyshimin e bazuar për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, në orët e mesditës së sotme, hetuesit policor në Skenderaj, kanë identifikuar një lokal ku ushtrohej veprimtari e lojërave të fatit”, thuhet në njoftim.
PK-ja bën të ditur se në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar një person, e më pas është liruar me procedure të rregullt.
Policia po vazhdon ta hetojë rastin. /Insajderi.org/