Policia e Kosovës ka nisur një operacion në rajonin e Mitrovicës për lirimin e pronave te uzurpuara. Operacioni është duke vazhduar akoma. Policia ka thënë se pronat që po lirohen, prej shumë vjetësh mbahen në mënyrë të kundërligjshme.
“Policia e Kosovës ka realizuar edhe një aksion tjetër në rajonin e Mitrovicës, me ç’rast duke u bazuar në vendimet e autoriteteve kompetente vazhdon largimi i uzurpatorëve nga pronat që mbahen në mënyrë të kundërligjshme”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha./Insajderi.com