Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik

    Insajderi
    26 November 2023 - 20:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas reshjeve të dendura të borës që kanë nisur gjatë natës së mbrëmshme e kanë vazhduar edhe sot, qarkullimi nëpër rrugë është vështirësuar.

    Policia e Kosovës njofton se qysh para dy jave ka kërkuar që drejtuesit e automjeteve të kenë pajisje dimërore në veturat e tyre.

    “Tani, duke qenë se bora e parë ka filluar të bije, në rrugë ka borë e gjatë natës për shkak të temperaturave të ulëta mund të ketë edhe akull, kërkohet kujdes i shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik me theks të veçantë drejtuesit e automjeteve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Ndryshe, zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se gjendja e rrugëve që menaxhohen nga ministria, janë në gjendje të mirë.

    “Të gjitha rrugët që menaxhohen nga MMPHI janë të pastruara dhe në gjendje të mirë”, ka shkruar Durmishi në Facebook.

    Por gjendja në rrugët e komunave malore mbetet tejet e rënduar për shkak të kapaciteteve të pakta për menaxhimin e sasive të mëdha të reshjeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark