Policia arreston dorasin e dyshuar për vrasjen në Vushtrri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia arreston dorasin e dyshuar për vrasjen në Vushtrri

    Insajderi
    23 March 2025 - 23:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar B.D., 19-vjeçar, si i dyshuar për vrasjen e A.Z., 19-vjeçar, në mbrëmjen e së dielës në Vushtrri.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur për Insajderin se në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetë edhe një armë e gjatë me pesë fishekë.

    Ai bëri të ditur se në vendgjarje janë gjetur tri gëzhoja.

    Insajderi raportoi me burime se se viktima është Ardit Zymeri.

    LEXO EDHE:

    Njoftimi i plotë:

    Nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë e ditur se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës A. Z., 19 vjeçar. VIktima është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë ku nga autoritetet spitalore është  konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë. Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

    Nga hetimet e kryera në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar tri (3)gëzhoja.

    Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. D., 19 vjeçar nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale. Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek.

    Me aktvendin të porokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

    Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje e rëndë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark