
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona pas të shtënave me armë zjarri në Komoran të Drenasit.
Sipas policisë, edhe pse incidenti ka ndodhur pranë një qendre të votimit në Komoran, nuk ndërlidhet me procesin zgjedhor.
Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe të shtëna armësh në rrugën “Shpëtim Robaj” në Komoran. Nuk raportohet për persona të lënduar.
Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes,ku ka konstatuar se ka pasë të shtëna me armë dhe raportohet vetëm për dëmtim prone (dëmtim i veturës).
Lidhur me rastin policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona të përfshirë në rast.
Aktualisht policia ka nisë punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat e deritanishme incidenti nuk lidhet me procesin e zgjedhjeve.”