Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar të cilët kanë mbajtur të uzurpuar një aprcelë tokë prej 125 ari që nga viti 2009.
Prona të cilët të dyshuarit kanë qenë duke pretenduar se janë pronarë të saj ndodhet në fshatin Cërrmjan të Gjakovës, dhe ka qene e privatizuar nga AKP nga një person tjetër.
Sic njofton policia, të dyshuarit janë dërguar për mbajtje.
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 29 persona, nga të cilët 20 janë në mbajtje.