Policia arreston dy persona tё dyshuar për veprën penale ‘grabitje’ - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia arreston dy persona tё dyshuar për veprën penale ‘grabitje’

    Insajderi
    11 March 2025 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se janё arrestuar dy persona nё Deçan.

    Tё njёjtit dyshohen pёr grabitje.

    “Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Deçan, me datën 11.03.2025, rreth orës 00:35, është njoftuar se në rrugën Elez Geci&Maxhun Berisha nё Deçan, ka ndodhur një grabitje.

    Policia e Kosovës menjëherë i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje kanё takuar tre (3) persona tё cilёt kanё informuar se viktima e rastit ishte ndaluar nga dy persona me veturё me targa vendore dhe sipas deklarimit tё viktimës tё dyshuarit ia kanё grabitur një mijë e gjashtëqind (1600) euro dhe njё telefon mobil tё cilët janё larguar në drejtim të panjohur”, thuhet nё njofitm.

    Pas një pune intensive të hetuesve, tё dyshuarit janё identifikuar dhe tё njëjtit janё arrestuar.

    Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit tё dyshuarit janё ndaluar për 48 orë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark