Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se para pak çastesh, Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin Arbër Zaimi.
Sipas Vetëvendosjes, arrestimi i tij është bërë vetëm për shkak sa ka shtetësi të Republikës së Shqipërisë.
“Siç po duket, Qeveria e Kosovës është e vendosur që të largojë nga Kosova secilin qytetar të Republikës së Shqipërisë, dhe po aq e vendosur që të lehtësojë intervenimet e ndryshme, legale dhe ilegale të Serbisë”, thotë VV.
Ditë më parë, edhe anëtari tjetër i Vetëvendosjes që vjen nga Shqipëria, Boiken Abazi, ishte deportuar në Shqipëri.
“Ne i bëjmë thirrje shtetit shqiptar që të përfshihet në këto skandale dhe të ndikojë që Qeveria e Kosovës të mos ndërmarrë veprime të tilla jodemokratike dhe absurde”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes./Insajderi.com