Policia e Kosovës ka arrestuar katër aktivistë tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje të martën në Prishtinë.
Arrestimin e Zgjim Hyseni, Egzon Azemi, Arbër Morina dhe Lekë Isufi e ka konfirmuar vet partia opozitare, e cila ka thënë se arsyet e arrestimit ende nuk dihen.
Sipas VV-së, ata u arrestuan derisa po kryenin një aktivitet për 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas, raporton Insajderi.
“Arsyet pse policia i ka arrestuar aktivistët, si zakonisht nuk janë bërë të ditura. Atyre nuk i është treguar asnjë fletarrest, dhe sipas traditës së shtetit policor, thjesht janë kidnapuar në një aksion të papritur ku janë angazhuar policë të uniformuar dhe policë civilë”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.