Policia arreston nëntë persona dhe konfiskon 125 aparate të lojërave të fatit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia arreston nëntë persona dhe konfiskon 125 aparate të lojërave të fatit

    Insajderi
    22 April 2016 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar nëntë persona të dyshuar për vepra penale penale ‘organizim të skemave piramidale,  bixhozit’ dhe ‘krim të organizuar’.

    Operacioni policor është zhvilluar më 21 prill në pesë rajone të ndryshme ndërsa janë kontrolluar 21 lokacione në rajonet e Prishtinës, Pejës, Gjakovës, Gjilanit e Ferizajt.

    Policia njofton se gjatë operacionit policor janë sekuestruar si prova materiale dy armë zjarri, nëntë fishekë, 125 aparat të lojërave të fatit, një rulet, 15 shtëpiza kompjuteri, nëntë KENO lojëra, një aparat për shtypjen e tiketave, mbi 10 mijë euro para kesh, dokumente të ndryshme e të tjera.

    Personat e arrestuar në këtë rast janë: Q. M (lindur më 1989),M. A (1954) , A.B (1989), Sh.B (1981), G.N (1987), M.K 1985), P.N (1984), B.B (1986), S.B (1967).

    Personat e dyshuar me urdhëresë të prokurorit janë dërguar në mbajtje, njofton policia./Insajderi.com

     

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark