
Një person është arrestuar nën dyshimin për veprën penale “dhunim/keqpërdorim i fëmijëve në pornografi” në Novobërdë.
Lajmin e ka bërë të ditur Pollicia e Kosovës me anë të raportit ditor të së enjtes, shkruan Insajderi.
Sipas njoftimit, i dyshuari kishte abuzuar seksualisht me viktimën dhe i kishte shpërndarë një video-incizim.
“DHUNIM / KEQPERDORIM I FËMIJEV NË PORNOGRAFI- Novobërdë / 13.06.2025 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me datën 13.06.2025 dyshohet se kishte abuzuar seksualisht me viktimën femër kosovare si dhe i njëjti kishte shpërndarë një video incizim. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK’së. /Insajderi.org/