Policia arreston një person për keqpërdorim të pozitës në Mitrovicë, kishte urdhëresë nga Gjykata - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia arreston një person për keqpërdorim të pozitës në Mitrovicë, kishte urdhëresë nga Gjykata

    Insajderi
    29 May 2025 - 15:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Mitrovicës së Jugut ka arrestuar sot një person i cili ishte i kërkuar me urdhëresë aktive të Gjykatës.

    Siç njofton policia përmes një postimi në Facebook, i dyshuari  ishte i dënuar nga Gjykata me burgim në kohëzgjatje prej 12 muajsh për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    “Sot rreth orës 06:30 njësitë policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Jugu kanë arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë aktive të Gjykatës. Arrestimi i të dyshuarit është realizuar pasi ndaj tij kishte urdhëresë aktive i cili ishte i dënuar nga Gjykata me burgim në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muajsh për veprën penale ,,Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark