Policia arreston një zyrtar komunal që fyeu serbët në Asamblenë e Deçanit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia arreston një zyrtar komunal që fyeu serbët në Asamblenë e Deçanit

    Insajderi
    02 December 2016 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka sqaruar arrestimin e djeshëm të zyrtarit të Komunës së Deçanit, Arsim Cenaj.

    Sipas njoftimit të policisë, ai u ndalua për shkak të “nxitjes së urrejtjes racore, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

    Incidenti kishte ndodhur gjatë një debati me qytetarë shqiptarë e serbë të Deçanit, për pronat e banesat e këtyre të fundit.

    “Gjatë mbarëvajtjes së takimit personi A. C., ka marrë fjalën në këtë takim dhe gjatë fjalimit të tij ka shprehur nxitje të urrejtjes ndaj qytetarëve të pranishëm si dhe i njëjti ka deklaruar se pas daljes nga ai takim brenda 30 min, do t’i ftojë të gjithë qytetarët për t’u ballafaquar me Policinë dhe KFOR-in”, njofton Policia e Kosovës.

    Zyrtari i arrestuar është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark