Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Jarinje pasi nuk posedonte asnjë dokument identifikimi.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se mbrëmë pas mesnate gjatë kontrollimit kufitar të udhëtarëve në vijën Mitrovicë-Beograd është hasur personi me inicialet V.O, i cili nuk posedonte asnjë dokument identifikimi, përcjell Insajderi.
Policia ka njoftuar se gjatë realizimit të procedurave policore, ka rezultuar se personi është i dyshuar për vjedhje të automjetit më 11.01.2024 rreth orës 21:30 në një fshat të Deçanit.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës: