Policia arreston pesë persona dhe mbyllë shtatë lokale të natës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia arreston pesë persona dhe mbyllë shtatë lokale të natës

    Insajderi
    17 June 2016 - 15:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion të gjerë policor në të gjitha rajonet e Kosovës, meqë rast ka mbyllur shtatë lokale dhe ka arrestuar pesë persona  të dyshuar për posedim të armëve të zjarrit dhe pengim të personit zyrtar në ushtrim të detyrës.

    Po ashtu, gjatë kontrollimit në 29 lokacione të ndryshme, policia ka legjitimuar edhe 176 femra të cilat dyshohen se nuk kanë dokumentacion të punës.

    Prej tyre, 115 janë shtetase të Shqipërisë, 58 të Kosovës, një nga Bullgaria, një nga Moldavia dhe një tjetër femër nga Mali i Zi.

    “Të gjitha shtetaset e huaja  në mungesë të  paraqitjes së lejes së punës dhe qëndrimit, do të trajtohen nga Drejtoria e Migrimit e PK-së, e cila  është në proces të administrimit të lendeve në fjalë”, njofton policia.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark