Policia arreston tre persona, dyshohet se kryen vjedhje në disa lokacione - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia arreston tre persona, dyshohet se kryen vjedhje në disa lokacione

    Insajderi
    04 July 2025 - 09:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre persona në Pejë kanë përfunduar në prangat e policisë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer vjedhje në disa lokacione të ndryshme. Në raportin e Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se njëri nga të arrestuarit është i mitur.

    Nga PK-ja është bërë e ditur edhe se, gjatë vendbanimeve të tyre janë gjetur dhe sekuestruar disa gjësende të vjedhura, një thikë dhe sasi e vogël e narkotikëve.

    Po ashtu, në raport bëhet e ditur edhe se njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

    ‘‘VJEDHJE E RËNDË

    Pejë 29.06.2025-00:15. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur) pasi që, dyshohet që kanë kryer disa vjedhje në lokacione të ndryshme. Gjatë kontrollit të vendbanimeve të tyre janë gjetur dhe sekuestruar disa gjësende të vjedhura, një thikë dhe sasi e vogël e narkotikëve. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt’’, ka njoftuar Policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark