Arrestohet autori i dyshuar i vendosjes së lëndës plasëse në automjetin e kreut të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, Elton Debreshi.
Policia bën me dije se autori i dyshuar është 29-vjeçari me iniciale A.D, i cili është vëllai i Elton Debreshit.
Makina e Debreshit, i cili ishte edhe ish-kandidat i pavarur në zgjedhjet e 25 prillit, ishte parkuar përpara banesës së tij, në fshatin Dushaj të njësisë administrative Fushë-Bulqizë, në momentin që ndodhi shpërthimi.
Elton Debreshi është minator dhe në zgjedhjet e 25 prillit kandidoi si i pavarur për qarkun e Dibrës.
Debreshi qe shprehur në atë kohë se arsyeja përse ai kandidonte në zgjedhje ishte ngritja e zërit për minatorët dhe njohja me ligj e një statusi për ta.