Policia e Kosovës ka thënë se gjatë vizitës së Zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden nuk është shënuar asnjë incident.
Përmes një komunikate për media, policia ka falënderuar “të gjithë akterët e përfshirë” në ofrimin e siturish dhe “në veçanti” qytetarët e Kosovës për maturinë e treguar dhe mirëkuptimin gjatë nërprërerjeve të përkohshme të qarkullimit nëpër disa rrugë gjatë realizimit të vizitës.
Biden ka arritur mbrëmë në Prishtinë pas vizitës së tij në Beograd ndërsa sot ka takuar krerët më të lartë të shtetit. Para pak orësh ai është larguar nga Kosova./Insajderi.com