Nexhmi Krasniqi, drejtori i Policisë së Kosovës në Rajonin e Prizrenit, ka bërë të ditur se aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ka konsumuar disa medikamente mjekësore para vdekjes.
Sipas Krasniqit, Dehari ka ndërruar jetë derisa po shkonte në spital.
“Sipas disa informacioneve që kemi nga drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prizren, viktima ka përdorur disa medikamnte dhe ka ra në gjendje kome. Ai ka ndërruar jetë rrugës për në emergjencë”, u shpreh Krasniqi.
Astrit Dehari, i cili vdiq sot në Prizren, ishte arrestuar nga Policia e Kosovës më 30 gusht të këtij viti, nën akuzën se ka qenë i përfshirë në sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës. Sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës kishte ndodhur më 4 gusht. /Insajderi.com