![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Policia e Kosovës të premten mbrëma ka kryer një operacion bastisjeje në një lokal (diskotekë), në rrugën magjistrale Prishtinë – Fushë Kosovë.
Gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe konfiskuar armë.
“Njëmbëdhjeë copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy thika, dy shufra metalike, një jelek antiplumb, një spërkatës (sprej), si dhe pesë shkopinj druri”, thuhet në njoftimin e policisë për bastisjen.
Në stacionin policor bëhet e ditur se janë shoqëruar gjashtë persona të dyshuar dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim për gjashtë raste të ndryshme penale, ndërkaq të dyshuarit janë proceduar më tej.