Policia e Kosovës, ka kryer sot një kontroll shtesë në Hotelin Rajska Banja në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës tha se aty aty janë gjetur dy jelekë antiplumb, një armë AK-47, tetë karikatorë me fishekë dhe disa pajisje të tjera ushtarake.
Këto prova materiale janë aty që nga sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë.
“Sot gjatë ditës kemi zhvilluar një kontroll shtesë në Hotelin Rajska Banja dhe kemi gjetë 2 jelek antiplumb, AK-47, 8 Karikator me fishekë dhe disa pajisje të tjera ushtarake. Besohet se këto prova materiale kanë qenë aty që nga rasti i Banjskes”, ka thënë Elshani.