Policia bastisë 4 shtëpi në Isniq, të gjithë pronarët e armatosur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia bastisë 4 shtëpi në Isniq, të gjithë pronarët e armatosur

    Insajderi
    12 June 2016 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës në Rajonin e Pejës, ka zhvilluar një aksion në fshatin Isniq të Deçanit, ku ka bastisur katër shtëpi brenda gjysmë ore.

    Aksioni i nisur qysh në orën 7 të mëngjesit, me urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë, ka rezultuar me konfiskimin e disa armëve të ndryshme dhe fishekëve bashkë me arrestimin e 4 personave të cilët janë liruar me procedurë të rregullt.

    Në shtëpinë e parë është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie dy tytëshe me dhjetë (10) fishekë të kalibrit 12 mm, teksa në shtëpinë e dytë është gjetur dhe konfiskuar një  revole “TT” dhe tetë (8)  fishek të kalibrit 7.62 mm.

    Një  revole “TT” dhe dhjetë (10) fishek të kalibrit 7.62 mm janë gjetur në shtëpinë e tretë ndërsa në shtëpinë e katërt sipas raportit të Policisë, është gjetur dhe konfiskuar një  Pushkë automatike AK-47 me dy karikator dhe njëzetë e nëntë (29) fishekë të kalibrit 7.65mm.

    Fshati Isniq është raportuar shpeshherë si një nga fshatrat më problematike sa i përket vrasjeve dhe posedimit të armëve./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark