Policia në Belgjikë ka ndërmarrë një aksion të madh policor që ka rezultuar me 12 persona të arrestuar, gati tre muaj pas sulmeve me bomba në Bruksel.
Personat e arrestuar dyshohet për përgatitje të sulmeve terroriste, kanë thënë prokurorët, njofton BBC.
Policia ka bastisur lokacione ën 16 komuna, shumica prej tyre rreth Brukselit.
Më 22 mars, 32 persona humbën jetën pas një sulmi në aeroportin e Brukselit dhe në një stacion të metros.
Gjatë operacionit policor nuk janë gjetur armë apo mjete eksplozive dhe arrestimi është bërë pa ndonjë incident./Insajderi.com