Policia britanike me fakte të reja për sulmin në Urën e Londrës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Policia britanike me fakte të reja për sulmin në Urën e Londrës

    Insajderi
    10 June 2017 - 13:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia britanike ka bërë të ditur se sulmuesit të cilët vranë tetë persona në Urën e Londrës javën e kaluar kishin përgatitur një sasi me koktej molotovi dhe kanë bërë përpjekje të marrin me qira një kamion edhe më të madh për të goditur këmbësorët.

    Policia ka shtuar se sulmi ka mundur të jetë shumë më i madh, pasi kanë gjetur edhe 13 shishe të mbushura me lëngje të ndezëshme të mbështjellura me lecka.

    Të tre sulmuesit goditën këmbësorët me kamion dhe pastaj sulmuan qytetarët me thika, para se ti vriste policia.

    Policia ka thënë se sulmuesi Khuram Butt u përpoq të merrte me qira një kamion 7.5 tonë, përpara se të kryente sulmin, mirëpo nuk i kishte konfirmuar pagesa, njofton rel.

    Edhe pse grupi ekstremist Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin, shefi i komandës kundër terrorizmit Dean Haydon ka thënë se ende nuk ka prova se sulmuesit janë dakordur për sulmin nga bashkëpunëtorë jashtë vendit.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark