Policia britanike: I kemi kapur të gjithë autorët kryesorë të sulmit terrorist – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Policia britanike: I kemi kapur të gjithë autorët kryesorë të sulmit terrorist

    Insajderi
    04 June 2017 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Britanisë së Madhe beson se asnjëri nga kryerësit kryesorë të sulmin terrorist nuk është në arrati.

    Ministrja e Brendshme e Britanisë, Amber Rudd, ka thënë se niveli i kërcënimit nuk është rritur për arsyeje se policia beson se i ka kapur të gjithë kryerësit kryesorë të sulmit të mbrëmshëm në Londër.

    Niveli është ende i rëndë, që do të thotë se ka shumë mundësi të ndodhë ndonjë sulm.

    Pas sulmit në Mançester niveli u ngrit përkohësisht në kritik, që do të thotë se ndodhia e ndonjë sulmi u pa si e pashmangshme.

    “Nuk besojmë se ka elemente shtesë, prandaj J-TAC nuk e ka ngritur nivelin e kërcënimit,” ka thënë Rudd.

    Në sulmin e së shtunës mbrëma u vranë shtatë persona dhe u plagosën 48 të tjerë. Po ashtu, në sulm u vranë edhe tre sulmuesit nga policia britanike.

    Ky është sulmi i tretë terrorist brenda tre muajve që e trondit Britaninë e Madhe./Express/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark