Policia deklarohet për pretendimet se të rinjtë serbë u keqtrajtuan nga Policia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia deklarohet për pretendimet se të rinjtë serbë u keqtrajtuan nga Policia

    Insajderi
    08 March 2025 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grup prej katër personash para disa dite dyshohet se kanë sulmuar disa të rinj shqiptarë në rrugën “Sutjeska” në Mitrovicë të Veriut. E lidhur me këto arrestime, sot në veri kanë protestuar një grup i serbëve.

    Shefi i operativës rajonale për Mitrovicën Veriore, Petrit Fejza tha se protesta e sotme në veri ka përfunduar pa incidente.

    Ai ka hedhur poshtë pretendimet e protestuesve serb se të rinjtë që janë arrestuar para dy ditëve, u keqtrajtuan.

    “Pas arrestimit janë intervistuar e më pas janë liruar. Kamera ka në çdo vend, nuk ka ndodhur asgjë e tillë. Ata nuk janë keqtrajtuar”, deklaroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark