
Një nxënëse e shkollës “Hasan Prishtina” në Skenderaj ka vdekur pas një sëmundje të rëndë.
Lidhur me rastin është deklaruar Policia ka thënë se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.
“HETIM I VDEKJES- Skenderaj 27.04.2025, 17:30. Lidhur me rastin viktima femër kosovare është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal Mitrovicë dhe më pas ka vazhduar në QKUK Prishtinë ku dhe është raportuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”
Për lajmin e hidhur kanë njoftuar familjarët, të cilët kanë treguar se e reja do të varroset nesër në ora 16:00 në varrezat e lagjes Hoti në Vajnikë.