Policia del me detaje të reja për rastin në Gjakovë ku shihet gruaja teksa rrah burrin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Policia del me detaje të reja për rastin në Gjakovë ku shihet gruaja teksa rrah burrin

    Insajderi
    20 January 2022 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar se një rast i dhunës ka ndodhur në Spitalin e Gjakovës, teksa bën të ditur se gruaja e cila ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj, ka probleme mendore.

    Rastin për Insajderin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj teksa ka shtuar se gruaja është hospitalizuar në psikiatri.

    “Me datë 14.01. 2022 rreth orës 03:00 , e dyshuara kishte sulmuar fizikisht viktimën (burrin e saj), i cili është pjesërisht i pa lëvizshëm. Rasti ka ndodhur në repartin e neurologjisë në spitalin ‘Isa Grezda’ – Gjakovë. Viktima ka pësuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, si dhe mbrojtësi i viktimave është njoftuar për rastin e ndodhur, po ashtu prezent ka qenë dhe punëtori qendrës sociale”, tha ai.

    Gjurkaj sqaroi se Policia ka ndaluar gruan e dyshuar dhe se e njëjta është hospitalizuar në repartin e psikiatrisë.

    “E dyshuara ( bashkëshortja) është shoqëruar në Stacionin policor, është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, e njëjta mbahet në ndalim policor, por për shkak te gjendjes se saj mendore, me udhëzim te mjekut psikiatër, e njëjta është hospitalizuar në repartin e psikiatrisë , nën shoqërimin e zyrtarëve policor”, tha Gjurkaj për Insajderin.

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark