Policia del me një njoftim me rëndësi për qytetarët e Mitrovicës së Jugut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia del me një njoftim me rëndësi për qytetarët e Mitrovicës së Jugut

    Insajderi
    01 August 2025 - 19:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim me rëndësi për qytetarët e Mitrovicës së Jugut.

    Policia njoftoj se për shkak të disa angazhimeve të planifikuara policore për nesër mbyllet për qarkullim shiriti i djathtë i rrugës ,,Lah Nimani”.

    Nga policia është bërë e ditur edhe se, në këtë shirit nuk do të lejohet parkimi i automjeteve prej rrethit të rrugës ,,Mbretëresha Teuta” deri te udhëkryqi i rrugës ,,Evlia Çelebia” që nga ora 18:00 e datës 01.08.2025, deri në njoftimin tjetër.

    Njoftimi:

    Njoftim me rëndësi për qytetarët e Mitrovicës së Jugut

    Policia në Mitrovicë njofton qytetarët e Mitrovicës së Jugut se për shkak të disa angazhimeve të planifikuara policore për nesër me datë 02.08.2025, mbyllet për qarkullim shiriti i djathtë i rrugës ,,Lah Nimani”.

    Poashtu në këtë shirit nuk do të lejohet parkimi i automjeteve prej rrethit të rrugës ,,Mbretëresha Teuta” deri te udhëkryqi i rrugës ,,Evlia Çelebia” që nga ora 18:00 e datës 01.08.2025, deri në njoftimin tjetër.

    Policia apelon që ti largojnë automjetet e parkuara nga shiriti i kësaj rruge.

    Njësitë policore do të jenë prezentë që nga ora 18:00 e datës 01.08.2025 dhe do të ri-dretojnë trafikun dhe udhëzojnë qytetarët për shfrytëzimin e rrugëve alternative.

    Policia kërkon mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët për respektimin e ndalimit të përkohshëm të qarkullimit në këtë segment rrugor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark