Policia demanton mediet serbe: S’e kemi në plan arrestimin e politikanëve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia demanton mediet serbe: S’e kemi në plan arrestimin e politikanëve

    Insajderi
    11 May 2017 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka reaguar ndaj disa shkrimeve të medieve serbe, sidomos agjencisë së lajmeve të Republika Serbska, SERNA, se gjoja nga burimet e brendshme të Policisë kanë marrë vesh se pritet arrestimi i disa figurave të larta në Kosovë që ndërlidhen me Gjykatën Speciale.

    “Një dezinformacioni të tillë të portaleve serbe i referohen disa portale vendore dhe rajonale, ndër to edhe agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”,  me shkrimin e titulluar “Pas qershorit, me urdhër të speciales pritet arrestimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Xhavit Halitit, Azem Syla etj”, thuhet në reagimin e policisë.

    “Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit, dhe siguron të gjithë qytetarët e saj se shkrimet e tilla janë të pavërteta, qëllimkëqija dhe tendencioze që kanë për qëllim njollosjen e Policisë së Kosovës dhe destabilizimin e vendit”, vazhdon reagimi i policisë.

    “Policia e Kosovës rithekson dhe njëherësh rikonfirmon se nuk ka asnjë informacion zyrtar që ndërlidhet me shkrimet apo dezinformacionet e publikuar në portalet serbe, të cilave iu janë referuar edhe disa portale tjera vendore dhe rajonale”.

    “Prandaj, konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, pasi që nuk ka asnjë informacion zyrtar në Policinë e Kosovës, lidhur me referimet dhe shkrimet e pavërteta që thirren brenda burimeve të PK-së, të cilat vlerësohen se kanë për synim dëmtimin e imazhit pozitiv të Policisë së Kosovës”, përfundon sqarimi./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    01 February 2025
    Lajme
    01 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark