Policia detare bllokon nëntë mjete lundruese në Durrës, Vlorë dhe Velipojë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Policia detare bllokon nëntë mjete lundruese në Durrës, Vlorë dhe Velipojë

    Insajderi
    09 June 2024 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njësia policore detare e Shqipërisë, ka bllokuar nëntë mjete lundruese, në Durrës, Vlorë, dhe Velipojë.

    Nga Ksamili në Velipojë janë kontrolluar 78 mjete lundruese, kryesisht Jet Ski, skafe dhe gomone, tha Policia e Shtetit.

    “Si rezultat i kontrolleve, janë bllokuar për mungesë dokumentacioni, në Vlorë dhe në Durrës, 5 mjete lundruese, si dhe janë ndëshkuar pronarët e tyre, me masë administrative 10.000 lekë të rinj (rreth 100 euro) secili”, shkruan në njoftim.

    “Ndërkohë, në kuadër të monitorimit të perimetrit të sigurisë, në Velipojë, Vlorë dhe në Durrës, janë bllokuar 4 Jet Ski, si dhe janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë (rreth 200 euro) secili, pronarët e këtyre mjeteve lundruese, për mosrespektim të perimetrit të sigurisë”, thuhet tutje aty.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark