×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia sekuestron mall të kontrabanduar në vlerë prej 120 mijë euro – arrestohet një person

    Insajderi
    14 October 2024 - 11:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës më 14.10.2024 kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të mallit të kontrabanduar në vlerë prej 120 mijë euro, në zonën kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

    Policia bën të ditur se ka identifikuar tri automjete që dyshohej se po transportonin mall të kontrabanduar.

    Njëri nga automjetet, kombi furgon ishte pa targa dhe sipas Policisë dyshohej se ishte i ngarkuar me mallra të kontrabanduara.

    Zyrtarët policor kanë arritur të lokalizojnë automjetin të cilin e drejtonte një burrë, me ç’rast pas numërimit të mallit të kontrabanduar, për të cilin i dyshuari nuk kishte asnjë dokument mbi prejardhjen e mallit, janë gjetur dhe sekuestruar mallra në vlerë prej rreth 120 mijë euro, që përfshinin boksa të cigareve, cigare elektrike, shkrepëse etj .

    “… Janë gjetur dhe sekuestruar mallrat si në vijim: 1750 boksa Chesterfield me 350000 copë cigare, 250 boksa cigare elektrike Terea – 50000 copë cigare, makina për mbushje të cigareve (filetara) gjithsej 3200 copë, shkrepëse gjithsej 2000 copë, shishe xhami për nargjile 50 copë, shtroja për këpucë 3000 palë (6,000 copë). Vlerësohet se vlera e mallit është rreth 120.000 € pa llogaritur edhe shmangiet doganore”- thuhet në njoftim.

    Në lidhje me rastin thuhet se janë ndërmarrë të gjitha veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli dhe automjeti janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor. Ndërsa personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark