Policia dyshon se shkaktar i vdekjes së biznesmenit dhe gruas së tij në Junik ishte rryma – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia dyshon se shkaktar i vdekjes së biznesmenit dhe gruas së tij në Junik ishte rryma

    Insajderi
    25 December 2023 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mic Tofaj, pronar i fabrikës së ujit “Juniku”, ka humbur jetën bashkë me gruan e tij në Bjeshkët e Junikut ditën e së hënës.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi. Ai bëri të ditur se shkaktar i vdekjes së tyre dyshohet të ketë qenë energjia elektrike.

    “Rreth orës 11:30 stacioni policor në Junik është njoftuar se në Bjeshkët e Junikut kanë vdekur burrë dhe grua. Në vend të ngjarjes kanë dal komandanti dhe policët e stacionit në Junik. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i qendrës së mjekësisë familjare. Dyshohet se shkaktar ka qenë energjia elektrike, tha ai.

    Detaje për rastin për Insajderin ka dhënë edhe zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikci.

    Ai shtoi se janë duke i hetuar arsyet që çuan në vdekjen e tyre.

    “Janë dy trupa të pajetë që janë gjetur në një shtëpi banimi në Bjeshkët e Junikut. Prokurori i Krimeve të Rënda është duke shkuar në vendin e ngjarjes. Njësitet relevante policore do të bëjnë hetim rreth shkakut të vdekjes së tyre. Dy trupat e pajetë do të dërgohen për autopsi në Mjekësinë Ligjore”, deklaroi ai.

    Mediat lokale kanë bërë me dije se bëhet fjalë për pronarin e fabrikës së ujit, “Juniku”, Mic Tofaj dhe bashkëshorten e tij. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark