Policia gjermane e ka arrestuar një 16 vjeçar afgan, i dyshuar se kishte lidhje me personin e armatosur 18 vjeçar, i cili para tri ditësh i vrau nëntë vetë, përfshirë tre shqiptarë nga Kosova.
Ky i ri afgan po mbahet në arrest për dështim që t’u tregojw autoriteteve për aktin kriminal.
Policia gjermane thotë se ky djalosh e dinte se David Ali Sonboly, gjermano-iranian, që e kishte shfrytëzuar rrjetin Facebook, për ta tubuar një grup të të rinjve në një restorant McDonalds, ku ai pastaj ka shtënë me armë.
Në njoftimin e policisë theksohet se për të riun afgan po zhvillohen hetime lidhur me rolin e tij në postimin e thirrjeve në Facebook.
Autoritetet gjermane kanë thënë dje se sulmuesi, Ali Sonboly, vitin e kaluar, për dy muaj kishte qëndruar në një spital psikiatrik, për shkak të shqetësimit social dhe depresionit, transmeton rel.
Shefi i policisë në Bavari të Gjermanisë, Robert Heimberger, tha dje se i dyshuari e kishte përgatitur sulmin në Munih për një vit.