Policia e Dogana në aksion, priten arrestime të kontrabanduesve me mallra - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Dogana në aksion, priten arrestime të kontrabanduesve me mallra

    Insajderi
    18 August 2016 - 09:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion së bashku me Doganën e Kosovës për luftimin e veprave penale që kanë të bëjnë me kontrabandimin me mallra.

    Këtë e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

    “Policia në bashkëpunim me Doganën e Kosovës është duke realizuar një operacion në funksion të identifikimit dhe luftimit të veprave penale, në veçanti kundër kontrabandimit me mallra dhe falsifikimit”, ka thënë Hoxha.

    Ai ka thënë se operacioni po realizohet kryesisht në dy rajone – në Prishtinë dhe Gjilan.

    Merret vesh se gjatë këtij aksioni është zbuluar një fabrikë e vogël e cila prodhon marka false të tekstilit.

    Burimet e Insajderit brenda policisë bëjnë të ditur së në këto aksione priten edhe arrestime./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark