Policia e Ferizajt arreston 28 persona të kërkuar – raportohen raste të vjedhjeve dhe dhunës në familje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Ferizajt arreston 28 persona të kërkuar – raportohen raste të vjedhjeve dhe dhunës në familje

    Insajderi
    02 June 2025 - 13:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia Rajonale e Ferizajt ka arrestuar 28 persona të kërkuar nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse, si pjesë e një fushate për rritjen e sigurisë dhe zbatimin e urdhëresave gjyqësore.

    Në një njoftim zyrtar, policia njofton se gjatë periudhës 26 janar – 1 qershor 2025, janë ndërmarrë një sërë masash për parandalimin dhe trajtimin e incidenteve në këtë rajon.

    Sipas raportit:

    6 raste vjedhjesh janë regjistruar në këto komuna:

    3 në Ferizaj

    1 në Shtime

    1 në Kaçanik

    1 në Hani i Elezit

    4 raste të dhunës në familje janë evidentuar:

    3 në Ferizaj

    1 në Kaçanik

    Përveç këtyre rasteve, është theksuar se janë realizuar 28 urdhëresa arresti ndaj personave të kërkuar për një spektër të gjerë veprash penale.

    “Policia e Ferizajt ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë për parandalimin e krimit, duke raportuar rastet përmes kanaleve të besueshme dhe të sigurta, si aplikacioni “Lajmëro Policinë” apo numrat e telefonit të njohur (192, 0290/326-250, 0290/322-406)”, ka bërë thirrje policia.

    “Konfidencialiteti i të dhënave të raportuesve do të ruhet plotësisht,” thuhet në njoftim nga Zyra për Informim e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark