Policia e Kosovës arreston një serb si të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Policia e Kosovës arreston një serb si të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri

    Insajderi
    25 April 2023 - 09:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Makresh të Novobërdës ka arrestuar një serb i cili dyshohet se ka shtënë me armë.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, atij i është konfiskuar një armë dhe 22 fishekë.

    Drejtoria rajonale e policisë në Gjilan, stacionit policor Novobërdë me datën 24.04.2023 ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në fshatin Makresh komuna e Novobërdës. Njësitet policore i janë përgjigjur rastin duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin S.S. (viti i lindjes 1980, mashkull kosovar serb). Me urdhër të prokurorit të shtetit është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellës të të dyshuarit me ç ‘rast janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi për gjykatën një (1) armë automatike AK-47, njëzet e dy (22) copë fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një (1) karikator”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Sipas njoftimit prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve”. Rasti thuhet se do të procedohet në Prokurorinë Themelore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark