Policia e Kosovës del me njoftim pas përfundimit të procesit zgjedhor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës del me njoftim pas përfundimit të procesit zgjedhor

    Insajderi
    09 February 2025 - 21:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se plani operacional i paraparë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve u realizua me sukses në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

    “Zbatimi i planit policor, bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinstitucional ka ndikuar në mënyrë pozitive që i tërë procesi zgjedhor të kalojë i qetë dhe pa ndonjë incident madhor që do të kishte penguar/cenuar procesin zgjedhor, andaj vlerësuar në aspektin e sigurisë, procesi zgjedhor ka kaluar i qetë dhe pa incidente serioze”, bëhet e ditur në komunikatë.

    Ndërkaq, bëhet e ditur se Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit, sot ka iniciuar gjashtë raste, prej tyre tri raste të natyrës penale “Veprat Penale Kundër të Drejtave të Votimit” dhe dy raste penale “Sulm ndaj personit zyrtar – Kanosje“.

    Me ç‘rast në polici janë shoqëruar shtatë persona të dyshuar, ku me autorizim të prokurorit katër prej tyre janë dërguar në mbajtje, kurse tre janë liruar në procedurë të rregullt, raste këto të cilat nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark