Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë filluar patrullimet e përbashkëta, meqë në këtë kohë frekuentohet vazhdimisht rruga që lidh dy vendet.
Kjo iniciativë është ndërmarrë me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, si dhe krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.
Sipas Policisë së Kosovës, ky patrullim i përbashkët po cilësohet si i suksesshëm.