Policia e Kosovës dhe qeveri shtetesh tjera ofrojnë garanci për lirimin e Hashim Thaçit, kërkohet seanca dëgjimore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Policia e Kosovës dhe qeveri shtetesh tjera ofrojnë garanci për lirimin e Hashim Thaçit, kërkohet seanca dëgjimore

    Insajderi
    01 December 2021 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrojtja e Hashim Thaçit, ish president i Kosovës, për mes një shkrese ka renditur argumentet për lirimin nga paraburgimi të të mbrojturit të saj.

    Në shkresën e avokatit Gregory W. Kohoe, është përmendur edhe garancia e dhënë nga Policia e Kosovës dhe garancia e vendeve të treta.

    Aty është theksuar se Hashim Thaçi mund të lirohet sipas kushteve që i konsideron të nevojshme Gjykata e Procedurës Paraprake,

    Mbrojtja ka renditur edhe shumë arsye të tjera për një gjë të tillë.

    Po ashtu, është kërkuar seancë dëgjimore për të kuptuar më mirë pikëpamjet e Policisë së Kosovës dhe pikëpamjet e qeverive të treta në territoret e tyre përkatëse.

    Thaçi po mbahet në paraburgim nga 5 nëntori i vitit të kaluar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark