Policia e Kosovës ka njoftuar se sot (e enjte) ka pranuar një informacion për kërcënim me mjete shpërthyese në aeroport.
Nga Policia bëjnë të ditur se kanë evakuuar qytetarët në perimetrat e sigurisë.
Tutje, Policia njofton se kanë ndërmarrur menjëherë hapat e nevojshëm në hetimin e rastit përfshirë edhe trajtimin e materieve shpërthyese.
“Bazuar në informacionet e pranuara, Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë të
gjitha masat dhe veprimet e nevojshme policore në funksion të trajtimit dhe hetimit të këtij rasti, duke angazhuar njësitet relevante policore, përfshirë ato për trajtimin e
materieve shpërthyese dhe njësitin me qenë (K-9).”
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që po raportohet për alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës.